Www.SofraKuksiane.Tk ::Kukesi::Histori::Forum::Chat::
Menu  
  Faqja Kryesore
  Kontakt
  Komente nga Vizitoret
  Rreth Nesh
  Institucionet
  Pak Histori
  Te Dhena Baze Mbi Kukesin
  Radio Kukesi
  Zakone Kuksiane
  Hotelet e Kukesit
  Kenge Kuksiane
  Chati
  Forumi
  Autoret Kuksiane
  Filozofet
  => Aristoteli
  => BUDA (Buddha)
  => CICERON, Marko Tulie
  => DARVIN, Çarls (DARWIN, Charles)
  => DEKART, Rene (DESCARTES, Renë - Cartesius Renatus)
  => EKART
  Galeria::Foto::
  Foto te Zgjedhura
  Shkarko Programe Celulari Falas
  Shkarko Lojerat e Fundit::Per Pc::


Deshironi te vendosni dhe ju Bannerin tuaj ketu?Na kontaktoni tek rubrika kontakt...
Sot Kane Qene 38 visitors-Ne Kete Faqe
BUDA (Buddha)

BUDA (Buddha), ofiq për Siddhartu ose Gantamu (rreth 560 p.e.r. deri 480 p.e.r.). Prijës dhe filozof religjioz. Duke iu përkushtuar meditimit religjioz, hpqi dorë nga pasuria dhe familja dhe vizitoi vendin duke predikuar mësimin e vet. Emrin «Buddha», që do të thotë «i zgjuar», e mori si shenjë të ndriçimit të cilin e përjetoi dhe me të cilin, pasi kuptoi domethënien e realitetit, u zgjua nga ëndrra për jetën. B. nuk shkroi libra për çka ekziston një pasiguri e caktuar lidhur me mësimin etij.
Tezat themelore të mësimit burimor të Budes (të cilat janë ruajtur në formë të të folurit dhe të dialogëve të quajtur sutta) përmbajnë «katër të vërteta fisnike: mbi dhembjen, mbi lindjen e dhembjes, mbi mbarimin e dhembjes dhe mbi rrugën tetëantarëshe që të shpie deri te mbarimi i dhembjes. Sipas Budës, njeriu është «trashëgimtar i veprës së vet», ndërsa qëllim përfundimtar i njohjes është të qetësuarit e dhembjes me anën e çlirimit nga prangat e të ndodhurit. Nirvana (ose nibbaba, mpirje) është mohim i çdo vullneti për jetë, heqje dorë nga të gjitha kënaqësitë (sepse medoemos janë të lidhura me vuajtjet) e cila arri-het nëpërmjet orvajtjes morale «të notimit kundër rrymës». Nirvana është gjendje e shkallës më të lartë të përsosurisë, gjendje pa dëshira, kurse Buda e karakterizon si «as qenie as mosqenie, as qenie dhe mosqenie, as jo- qenie jo - mosqenie». Filozofia e tij pesimiste pati jehonë edhe në rrethin mendor evropien (Shopenhaueri, Dojseni).
Në planin socialetik Buda predikon barazinë e njerëzve dhe çohet kundër kastave të vjetra brahmane. Ai i refuzon edhe ceremonitë fetare dhe askesën religjioze dhe thekson si virtyt para së gjithash mëshirën dhe vetëmo-himin.
Sipas Hirianit (Bazat e filozoflsë indiane) ekzistojnë tri karakteristika qenësore të mendimit budist: 1. Ai është pesimist ngase thelbi i këtij më-simi është se çdo gjë është vuajtje. Njëkohësisht kjo nuk është besim në dëghprimin, meqë ky mendrçn lejon mundësinë që paqja të arribet këtu dhe tani, me çka njeriu në vend që të bëhet viktimë e mjerimit, bëhet fitues i tij. 2. Ai është pozitivist, në atë kuptim se e kundërshton spekulativitetin e pafrenuar i cili para Budës sundonte në lëvizjet shpirtërore të Indisë. Ky mësim në themel përjashton çdo gjë që pozitivisht nuk dihet, kurse hedh poshtë edhe autoritetin e traditës së vedës. 3. Ai është pragmatik, sepse Buda mësonte vetëm atë që ishte e domosdoshme për tejkalimin e mynxyrës, e cila, sipas kuptimit të tij, domi-non në jetë dhe paraqet karakteristi-kën kryesore të tij.
Mësimi i Budes gjatë kohës u përhap shumë dhe në fund u bë religjion botëror. B. hyn në radhën e personaliteteve më të mëdha të jetës shpirtëro-re, madje jo vetëm të kulturës indiane, kurse pasardhësit e tij mund të gjenden në pjesët më të largëta të konti-nentit aziatik. Për këtë arsye shumë njerëz konsiderojnë se «për pjesën më të madhe të Lindjes budizmi nuk ka qenë asgjë më pak fuqi shtytëse të kul-turës se krishterimi në Perëndim».
Shpeshherë, në kundërshtim me mësimin e Budës, sekte të ndryshme budiste humbisnin më vonë në asketi-zëm, misticizëm dhe në një formalizëm religjioz ceremonial. Kështu braktiset fryma filozofike dhe sociale e mësimit të tij, kurse në plan të parë theksohet besimi i vërbët në «zotëri Budën», i cili arrin kulmin në Diviavadanë: «Qielli do të bjerë me hënën dhe me yjet, toka mund të ngrihet me malet dhe pyjet e veta, oqeanet do të thahen, mirëpo fjalët e Budes nuk mund të jenë të gabueshme» (sipas S.Radakrishnanit: Filozofia indiase I.).

 
Thenie  
 
A don male me deborë,
trima te fort e malsorë,
fort Bujarë e burrerorë,
shko në Kukes i ke ne dorë.  F.S.Noli
Kukes
 
Informacione  
 
Radio

Nr telefonik per emergjence:
Ujesjellesi 024-224065
Spitali 024-222573
Zjarrfikesi 024-222333
Urgjenca 024-222229
Kom.policise 024-222221
Elektriku 024-222555

 
Autoret Kuksiane  
 


 
Faqe Partnere  
 

Mardhenie Diplomatike Me:
Www.Bisedoj.Com
Faqja Juaj Ketu
Faqja Juaj Ketu
Faqja Juaj Ketu
Faqja Juaj Ketu
Faqja Juaj Ketu
Faqja Juaj Ketu

 

Fuqizuar nga Www.Bisedoj.Com ::Nentor 2008:: Kukesi Kontakt Mp3 Chati Rreth Nesh

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free