Kush eshte Vera Istrefaj
Vera Istrefi lindi në Kukës, më 1 nëntor 1975. Ka mbaruar gjimnazin në vendlindjen e saj në vitin 1994. Pastaj u diplomua për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tiranës. Tani vijon studimet si fakultet të dytë pa shkëputje nga puna në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi“ në Shkodër. Që në vegjëli ka botuar në revistat dhe gazetat e kohës.
Në vitin 1991, në një almanak të krijuesve të rinj kuksianë u paraqit me 76 poezi dhe një skicë. Cikle me poezi të kësaj autoreje janë botuar edhe në revista të bashkatdhetarëve tanë në Amerikë. Shumë vite ka punuar si mësuese e gjuhës shqipe dhe e letërsisë në fshatra dhe në qytetin e Kukësit.
Krahas krijimtarisë të vazhdueshme poetike është marrë edhe me gazetari, kryesisht në televizionin e Kukësit dhe me organizatat OJF. Ka ndjekur një sërë seminaresh e trajnimesh për gazetari, psikologji, menaxhim, këshillim e drejtësi.
Duke qenë një poete e talentuar ka botuar katër vëllime me poezi: “Shiu i fundit", “Nënqeshje e ëmbël", “Në akuj digjem", "U jepem udhëve".
Vera Istrefi: Mbetur jam në pritje
==============================================
Kliko mbi kopertina të librave
==============================================
==============================================
==============================================
=====================================================