Sherbimi i pastrimit te qytetit realizohet nga sektori i pastrimit qe funksionon ne kuader te Drejtorise se Sherbimeve Publike. Te Bashkise Kukes.
Ky sherbim konsiston ne:
Ngarkimi i mbeturinave urbane kryhet nga brigada e pastrimit te konteniereve e perbere nga 9 punonjes te cilet punojne nga ora 2100 deri ne oren 05 00 .Pas pastrimit konteniret dizenfektohen.
Gjithsej ne qytet jane te vendosur ne baze te nje plani 100 konteniere.
Ne nje zone te qytetit ( lagjia e re ) bashkia mendon te veje ne zbatim nje menyre te re pastrimi ajo me ane te qeseve plastike te shperndara ne çdo familje si dhe vendosja e konteniereve te vegjel plastic ne disa pika te lagjes kjo e kushtezuar dhe sistemi urbanistik i vendosjes se objekteve te banimit ne kete pjese te qytetit.
Transporti i mbeturinave urbane kryhet me mjete teknologjike gjithsej tre mjete ne nje distance pre 12 km deri tek gropa e grumbullimit dhe perpunimit te mbeturinave urbane.
Per perpunimin e mbeturinave bashkia ka ne project ndertimin e nje impianti qe ploteson te gjitha parametrat teknike.
Fshirja e rrugeve dhe trotuareve te bashkise rreth 70000 m2 realizohet nga brigada e pastrimit e perbere nga 15 punonjes te cilet punojne nga ora 2300 deri ne 0700 .
Ne kuader te realizmit te sherbimeve ne stinen e veres nga muaji maj deri ne shtator kryhet lagia e te qytetit ne nje siperfaqe pre 35900 m2
Evadimi i debores dhe hedhja e krypes realizohet ne stinen e dimrit me mjetet e bashkise per te krijuar lehtesi ne qarkullimin e njerezve dhe mjeteve.
Drejtimi dhe kontrolli i realizimit te sherbimeve publike kryhet nga Drejtoria e Sherbimeve Publike prane Bashkise Kukes.
Thenie
A don male me deborë,
trima te fort e malsorë,
fort Bujarë e burrerorë,
shko në Kukes i ke ne dorë. F.S.Noli