Www.SofraKuksiane.Tk ::Kukesi::Histori::Forum::Chat::
Menu  
  Faqja Kryesore
  Kontakt
  Komente nga Vizitoret
  Rreth Nesh
  Institucionet
  Pak Histori
  Te Dhena Baze Mbi Kukesin
  Radio Kukesi
  Zakone Kuksiane
  Hotelet e Kukesit
  Kenge Kuksiane
  Chati
  Forumi
  Autoret Kuksiane
  Filozofet
  => Aristoteli
  => BUDA (Buddha)
  => CICERON, Marko Tulie
  => DARVIN, Çarls (DARWIN, Charles)
  => DEKART, Rene (DESCARTES, Renë - Cartesius Renatus)
  => EKART
  Galeria::Foto::
  Foto te Zgjedhura
  Shkarko Programe Celulari Falas
  Shkarko Lojerat e Fundit::Per Pc::


Deshironi te vendosni dhe ju Bannerin tuaj ketu?Na kontaktoni tek rubrika kontakt...
Sot Kane Qene 33 visitors-Ne Kete Faqe
DEKART, Rene (DESCARTES, Renë - Cartesius Renatus)

DEKART, Rene (DESCARTES, Renë - Cartesius Renatus), filozof, matematikan dhe fizikan franc. 1596-1650). Pas kryerjes së shkollës së jezuitëve shkoi në ushtrinë e princit holandes dhe pastaj të mbretit të Bavari-së. Udhëtoi nëpër Holandë, Gjermani, Zvicër dhe Itali, «duke studiuar librin e madh të botës», meqë ishte i zhgënjyer nga dituria skolastike dhe i bindur për nevojën e reformës së themeltë të të gjitha fushave shkencore. Në vitin 1629 vendoset në Holandë, në të cilën gjetën strehim nga persekutimet shumë shkencëtarë përparimta-rë. Pasi dëgjoi për dënimin e Galileut, deshi në çastin e dëshpërimit t'i djegë të gjitha dorëshkrimet e veta, mirëpo megjithatë vazhdoi të punojë dhe në mënyrë anonime shtypi disa vepra të tij. Në vitin 1647 edhe në Holandë u ndalua përhapja e kartezianizmit, kurse veprat e Dekartit me vendim u dogjën publikisht. Dekarti iku nga Ho-landa dhe me thirrjen e mbretëreshës së Suedisë - Kristinës shkoi në Shtokholm, ku së shpejti pas një ftohjeje të rëndë vdiq.
Dekarti, «babai i filozofisë së kohës së re», është një nga mendimtarët më të mëdhenj racionalistë të të gjitha kohëve. Pas disa kaptinave kryesisht biografike të cilat në realitet janë teza hyrëse - në pjesën e katërt të Traj-tesës mbi tnetodën të njohur të tij - libër i cili u botua në frengjishte, dhe jo në gjuhën tradicionale latinishte ar-rin te qëndrimi fundamental i tij, problematika dhe zgjidhja e të cilit paraqesin skeletin e tërë filozofisë së tij, kurse më vonë edhe të racionalizmit të kohës së re. Pakënaqësia ndaj gjithë gjendjes së deriathershme të shkencave shndërrohet në dyshim që përfshin tërë përmbajtjen e vetëdijes. Të gjitha gjërat që kanë hyrë në vetëdijen time si përmbajtje e saj, mund të jenë gjithashtu rezultat i fantazimit dhe i gënjimit të shtrembëruar, sikur është për shembull gënjimi që e përjetojmë në gjumë. Mund të supozoj dhe të përfytyroj se nuk kam trup, se nuk ekziston as bota, as vendi mbi të cilin qëndroj. Për më tepër, mund të dyshojmë edhe në perëndinë dhe të supozojmë se jemi krijuar në një mënyrë e cila do të na gënjente gjithmonë. Gjithçka, çdo përmbajtje mund ta përfytyrojmë: se nuk ka as tokë, as qiell, se jemi pa duar, pa këmbë, pa trup. Mirëpo në të njëjtën kohë kur kështu mendojmë, derisa kështu dyshojmë, e vetmja gjë për të cilën nuk mund të dyshohet është vetë ky dyshim, domethënë mendimi, sepse edhe derisa mendohet se gjithçka është e shtrembër, medoemos ai që mendon është, ekziston: Cogito, ergo sum. Këtu, pra, është zbuluar për të parën herë baza e sigurt, e kjo është ai «fillimi i kulluar» (Hegeli), mbi të cilin më vonë u ndërtua tërë sistemi, këtu është thënë se fryma nuk njeh asgjë, as përpara as më mirë as më qartë nga vetvetja. Rezultati, pra, i skepsës metodike të Dekartit nuk është i njëjtë si te skeptikët, dyshimi, por vërtetësia. Mendimi është pikënisje e botës, esenca e tij dhe mundësia e vetë sigurisë së njohjes. Kjo është ajo formë e çlirimit të njeriut, e cila karakterizohet me pavarësimin mijëvjeçar nga stagnimi spekulativ i filozofisë kishtare dhe e cila në këtë mendim të ri dhe të çliruar, vetvetes i shtron ligjësi që në to për vete të çlirohet vetë.
Por dyshimi megjithatë, për vete dhe në vetvete, flet mbi papërsosurinë. D. me fjalë të tjera pyet nga lind te njeriu mundësia që të mendojë mbi diçka më të përmbaruar sesa që është vetë, ngase të gjitha rrugët e tij çojnë në dyshim, domethënë në papërsosuri. Nga i ka njeriu njohjet e vërteta dhe të përsosura kur vetë është i pa-përsosur? Për ta zgjidhur këtë problem, D. e fut perëndinë, e cila rrënjos brenda nesh idenë e njohjes adekuate, të përsosur dhe absolute. Përfytyrimi i qenies së përsosur nuk mund të dalë nga unë që jam tejet i papërsosur. Njëkohësisht, ndërkaq, sa më e madhe është përsosuria objektive e çdo ideje tanë, aq më i madh duhet të jetë shkaku i saj. D. me këtë në realitet përtërin edhe vërtetimin ontologjik për ekzistimin e perëndisë, sipas të cilit vetë nocioni i qenies më të përsosur përfshin në vete domosdoshmërinë e ekzistimit të perëndisë. Kualiteti the-melor i njohjes së vërtetë, sipas Dekartit, është të jetë e qartë dhe e kuptueshme. Çdo gjë që na jepet në këtë mënyrë është vetë e vërteta. ( O m n e est verum quod valde clare et distincte percipio).
Në ne, sipas Dekartit, ekzistojnë dy shfaqje të vetëdijes: njohja intelektuale përkatësisht kuptimi dhe dashja ose veprimtaria e vullnetshme. Të gjitha të tjerat (perceptimi, dëshirat, kundërshtimi) janë vetëm mënyra të kuptimit ose dashje. Kur përceptojmë në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, atëherë me siguri nuk gabojmë. Mirëpo, vullneti që shtrihet mbi çdo gjë dhe të cilin mund ta quajmë të pakufizuar, shpesh zgjerohet edhe përtej asaj që njohim qartë, dhe kjo bëhet shkak i gabimeve tona. Mirëpo, megjithatë, shtrirja e gjerë e vullnetit mbi gjithçka - që i përgjigjet natyrës së tij provon lirinë e vullnetit, ku edhe qëndron madhështia e njeriut. «Nuk lavdërohen automatët që me saktësi kryejnë të gjitha lëvizjet për të cilat janë rregulluar, sepse medoemos i kryejnë kështu, por lavdërohet krijuesi i tyre, që i ka punuar aq saktësisht, ngase nuk i ka thurur sipas nevojës, por me vullnetin e lirë». .
Tezat themelore ontologjike të Dekartit provojnë qartë dualizmin e tij; ekzistojnë dy substanca: materia dhe fryma. Derisa për frymën është karakteristike mendimi, materia reduktohet në shtrirje dhe lëvizje. Ajo që shtrihet nuk mendon, ajo që nuk ka shtrirje, mendon. Në shumë teza të veta (sidomos në fizikë) si mekanicist konsekuent, D. mbrojti edhe mësimin mbi unitetin material të botës. Substanca unike materiale nuk lejon që pranë saj në natyrë të ekzistojë cilado materie tjetër, as çfarëdo që është jomateriale. Andaj, D. nuk pranon ekzistimin e hapësirës së shprazët, «kurse lëvizja e një trupi ose i një korpuskule, nuk mund as të përfytyrohet, sepse çdo lë-vizje supozon lëvizjen reciproke, rrjedhën rrethore të materies». Por këtë materie. sipas Dekartit e ka krijuar perëndia, e cila njëkohësisht edhe e para e vuri në lëvizje. Të gjitha trupat kozmikë dhe sistemi i gjithësisë marrë në tërësi krijohen më tej me anën e proceseve të pastra mekanike: në vetë themelet e formimit të botës qëndroj-në rrymat vorbulluese të materies.
Parimet mekanike të veta D. i zgjeron dhe në kuptimin e jetës, kështu që qenia e gjallë për të është vetëm një automat i komplikuar që u nënshtrohet të gjitha ligjeve mekanike. Në këtë drejtim ai është gjithashtu një nga the-meluesit e fiziologjisë mekanike. Si ndërmjetës midis trupit dhe shpirtit, i cili mundëson ndikimin reciprok të njërës në tjetrën prej këtyre dy substancave plotësisht të ndryshme dhe reciprokisht të pavarura, ekziston, sipas Dekartit, një gjëndër e veçantë, e cila gjendet në mesin ndërmjet të dy hemisferave të trurit. Këtu është edhe vetë vendi i shpirtit.
Përveç zbulimeve gjeniale matematike të veta dhe të njohjes në fushën e fizikës, D. ndikoi dukshëm. edhe në zhvillimin e psikologjisë. Psikologjia e tij e pasioneve është përpjekje e parë e një teorie të ndjejshmërisë, të bazuar në pikëpamjen e tij mbi fiziologjinë dhe teorinë e shpirtrave animale.
Me gjithë kufizimet e tërësishme të kushtëzuara nga gjendja e atëhershme e shkencës, si dhe në përgjithësi nga rrethanat dhe tendencat shpirtërore të kohës në të cilën jetoi, me gjithë tezat e tij vulgaro-mekanike dhe njëanshmërisht racionaliste, filozofia e Dekartit paraqiste një epokë të re në zhvillimin e të menduarit njerëzor. Thelbi i revolucionit filozofik të Dekartit qëndron në pohimin se kurrgjë s'ka të drejtë të ketë një autenticitet të tillë sikurse ë kanë njohjet njerëzore të qarta dhe të kuptueshme. Të gjitha pohimet e tjera duhen reduktuar në këto njohje dhe të vërteta njerëzore, për t'u bërë edhe vetë të vërteta. Duke provuar guximshëm këto njohje si njohje të vetme autentike, D. në studimet e tij njëkohësisht hodhi poshtë paragjykimet mijëvjeçare, besimin në autoritete, në mistikë dhe në gënjeshtra duke ndërtuar mbi themelet e skolastikës së rrënuar, në mënyrën e vet edhe sot të freskët, interesante dhe të gjallë të të menduarit, një filozofi të besimit racional në mundësitë njohëse të njeriut, një filozofi optimiste të ar-syes njerëzore.

Veprat kryesore: Prakticna i jasna pravila rukovodena duhom u istrazivanju istine (serb.) (1631); Traitë du monde uo de la lumiëre (1633); Rasprava o metodi pravilnog upravljanja umo/ri i trazenja istine u naukama (1637) (serb.) Mëditationes de prima philosophia (1649); Principia philosophiae (1664); Les passions de l'ame (1649); (nuk është e sigurt a është kjo vepër e D.); L'home et traitë de la for-mation du foetus (posth. 1664); Correspondance.

 

Thenie  
 
A don male me deborë,
trima te fort e malsorë,
fort Bujarë e burrerorë,
shko në Kukes i ke ne dorë.  F.S.Noli
Kukes
 
Informacione  
 
Radio

Nr telefonik per emergjence:
Ujesjellesi 024-224065
Spitali 024-222573
Zjarrfikesi 024-222333
Urgjenca 024-222229
Kom.policise 024-222221
Elektriku 024-222555

 
Autoret Kuksiane  
 


 
Faqe Partnere  
 

Mardhenie Diplomatike Me:
Www.Bisedoj.Com
Faqja Juaj Ketu
Faqja Juaj Ketu
Faqja Juaj Ketu
Faqja Juaj Ketu
Faqja Juaj Ketu
Faqja Juaj Ketu

 

Fuqizuar nga Www.Bisedoj.Com ::Nentor 2008:: Kukesi Kontakt Mp3 Chati Rreth Nesh

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free